TIRANE – Një nënë 60-vjeçare ka bërë një denoncim në polici, ku thoë se ka disa ditë që ka humbur kontaktet me vajzën e saj.
“Prej 20 ditësh nuk di çfarë bëhet me vajzën time,” është shprehur ajo në polici. Policia pas këtij denoncimi ka nisur punën për gjetjen e saj.
“Më datë 28.04.2018, shtetësia L.SH, vjeç 60, banuese në Tiranë, kallëzon se prej 20 ditësh ka humbur kontaktet me vajzën, shtetasen F. Sh., vjeçe 28, e cila ndodhet në Gjermani. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë. (Bw)