Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike votoi sot unanimisht paketën me ndryshimet në statut. 7500 delegatët ngritën kartonët duke i dhënë jetë “kushtetutës” së re të demokratëve.
Ndër ndryshimet kryesore në statut është ai i përfshirjes së Jozefina Topallit në Këshillin Kombëtar, ndryshimi i rregullave për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie, apo dhe ajo për fuqizimin e kompetencave të Bashës i të cilit i parashikon statuti shkarkimin e kryetarëve të degëve në rast shkelje.
Gjithashtu, një tjetër pikë është ajo për përjashtimin nga kryesia të krerëve të departamenteve, çka bën që automatikisht dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha të mos jetë pjesë e kryesisë. Ikin edhe krerët kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin PD.
Në total, nga Kryesia e PD përjashtohen automatikisht 25 figura të kësaj partie. Të gjithë të përjashtuarit, për t’u bërë sërish anëtarë të Kryesisë, duhet të kandidojnë dhe të zgjidhjen me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar. Por, me votim nga Këshilli Kombëtar, mund të zgjidhjen vetëm 15 anëtarë.
Me propozimin e që bëri Basha sot, Këshillit Kombëtar i PD do ketë një kryetar. Një ide kjo e kritikëve të Bashës, Edvin Kulluri dhe Edit’h Harxhi.
Statuti i vjetër i PD
Neni 39
Kryesia e Partisë
Kryesia e Partisë përbëhet nga:
Kryetari i Partisë;
Nënkryetarët e Partisë,
Sekretari i Përgjithshëm, Drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretarët Funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.
Kryesia e Grupit Parlamentar, ku përfshihen Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Zëdhënësi.
Kryetari apo Nënkryetari i Kuvendit që i përket Grupit Parlamentar të PD
Kryetarët apo Nënkryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare që i përkasin Grupit Parlamentar të PD-së;
Kryetarët e organizatave partnere.
Statuti i ri i votuar sot
Neni 52
Kryesia e PDSH
Kryesia e PDSH përbëhet nga:
- a) Kryetari i Partisë;
- b) Nënkryetarët e Partisë;
- c) Sekretari i Përgjithshëm, dhe Sekretarët Funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar;
- d) Kryetarët e organizatave partnere;
- e) 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar, nëpërmjet një numri kandidaturash të paktën sa dyfishi i numrit të vendeve vakante.
- f) Zëdhënësi i Partisë, si dhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare që emërohen nga Kryetari i PDSH.
Krerët e departamenteve që largohen nga Kryesia e PD
- Jamarbër Malltezi, ambienti, pyjet dhe turizmi
- Florion Mima, ekonomia dhe tregu
- Sherefedin Shehu, financat publike, tregu bankar financiar dhe jo bankar
- Jemin Gjana, kontributet historike
- Tritan Shehu, shëndetësia
- Enkelejd Alibeaj, siguria, rendi publik, lufta kundër krimit
- Suzana Guxholli, energjia dhe burimet natyrore
- Ervin Minarolli, infrastruktura dhe transporti
- Enkelejda Sallaku, bujqësia, zhvillimi rural, peshkimi dhe agroindustria
10.Endri Hasa, shoqëria e informacionit
11.Avenir Peka, siguria kombëtare
12.Kastriot Sulka, punësimi dhe çështjet sociale
13.Bardh Spahia, emigracioni dhe diaspora
14.Lealba Pelinku, antikorrupsioni, aksesi publik në shërbime dhe transparenca në qeverisje
15.Enri Çeno, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore
16.Ardian Turku, pushteti vendor dhe administrimi i territorit
17.Luciano Boçi, Arsimi, shkenca dhe inovacioni
18.Arben Skenderi, kultura, rinia dhe sporti
19.Laura Vorpsi, integrimi Europian
20.Kreshnik Çollaku, politika e jashtme
- Gent Malko, pronat
Krerët dhe nënkryetarët e komisioneve që largohen nga Kryesia
- Flamur Noka, zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
- Genc Pollo, kryetar i Komisionit të Integrimit Evropian.
- Jorida Tabaku, zëvendëskryetare e Komisionit të Ekonomisë
- Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. (Tema)