Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar takimin që ka pasur me presidentin francez Macron dhe ministren e Drejtësisë së këtij vendi, Nicole Belloubet gjatë punimeve të konferencës “No money for terror”, që u mbajt në Paris. Në takim ishte i pranishem edhe ministri Xhafaj.
“Kënaqësi e veçantë, të shkëmbenim mendime të rëndësishme me Presidentin Macron dhe homologen franceze Nicole Belloubet. Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh dhe më gjerë me vendet e Aleancës, garanci për suksesin e luftës kundër terrorizmit”, komentoi Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Ministrja e Drejtësisë i ka vlerësuar të frytshme diskutimet e zhvilluara gjatë konferencës kundër financimit të terrorizmit. Në të njëjtën kohë Gjonaj shprehet se janë marrë angazhime konkrete për bashkëpunime të mëtejshme në çështjet e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë për luftën kundër terrorizmit, si pjesë e një axhende të përbashkët.
Franca së bashku me Gjermaninë dhe Holandën janë tre vendet skeptike për hapjen e negociatave në fund të qershorit. Qeveria shqiptare do të tentojë që të bindë tre vendet që të japin dritën jeshile. Macron është pikërisht një nga kritikët e zgjerimit, pasi më parë ka kërkuar një reformim të BE pastaj zgjerim.
Kjo eshte nga te paktat femra qe i punon atij rames ne qeveri.