Di të bëjë flirt të çmendur me djaloshin, t’ia tërheqë vëmendjen, “të ngatërrohet”me të – dhe pastaj duhet edhe të dilni në takimin e parë dhe që t’ju pëlqejë mjaftueshëm sa që të vazhdojë t’ju ftojë. Dhe nuk keni as idenë më të vogël se çfarë pikërisht pret nga takimi i parë, andaj assesi të mos e zhgënjeni.
Realisht, çka pret djaloshi në takimin e parë?
Trego sensin tënd të humorit
Edhe nëse një mashkull është i interesuar të ketë një lidhje serioze me një femër, nuk do të thotë që ai do të rrijë me një femër serioze. Trego sensin tënd të humorit, sepse nëse ai dëgjon një shaka të mirë apo shikon që ti kap shakanë e tij, atëherë është një plus për ty.
Zgjuarsia ka sharmin e saj
Meshkujt nuk duan dikë që do t’u drejtohet atyre gjithë kohës për një mendim ose ndihmë, por dikë që është e zonja e vetes. Nuk është e nevojshme të kesh mbaruar doktoraturën apo diçka të tillë, mjafton të tregosh intelektin dhe zgjuarsinë tënde.
Thjeshtësia
Në të njëjtën kohë nuk duhet të mburresh gjatë gjithë kohës se sa mahnitëse je. Tregoje me vepra jo me fjalë. Veçanërisht nëse je e zonja në çdo gjë, pak përulësi do ta impresionojë djalin me të cilin po del.
Veçantia
Meshkujt duan të shikojnë një femër që di të bëjë qejf. Nëse je në një bar, mund të tregosh lëvizjet e tua të veçanta në kërcim ose të shpikësh një lojë të bukur që do tërheqë vëmendjen e tij. Mjafton të tregosh që me ty kalohet kohë e bukur.
Zemërgjerësia
Nuk duhet të jesh e fokusuar te vetja, por duhet të pasionohesh pas diçkaje që sjell përfitim dhe për të tjerët, jo vetëm për ty. Nëse do të bësh një figurë pozitive para tij, mos e fshih zemërgjerësinë tënde.
Flirtimi
Flirto pak, por jo aq sa të dukesh e dëshpëruar për të. Meshkujt pëlqejnë femrat që sillen me klas. Një prekje e vogël në krah apo shpatull është më mirë se sa të marrësh celularin e tij dhe të shënosh numrin tënd.
Gjithëpërfshirja
Nuk duhet të jesh tipi i femrës që ekziston vetëm brenda kësaj lidhjeje. Trego që ke një jetë sociale, që ke udhëtuar botën, që ke një shoqëri të madhe dhe që e do punën që bën.
Vetvetja
Edhe pse është diçka e vështirë kur takon dikë për herë të parë, meshkujt e pëlqejnë një femër që është vetvetja dhe nuk fsheh asnjë aspekt të vetes. Prandaj është gjithmonë e nevojshme që të jesh e sinqertë se çfarë do nga kjo lidhje.
Ambicia
Shkurt, një mashkull e pëlqen një femër që nuk fiksohet me të dhe me lidhjen që kanë formuar, por që ka qëllime të tjera në jetë përveç martesës.
Përkrahja
Nuk do të thotë që të shikosh një mashkull në sy në takimin tuaj të parë dhe t’i thuash ‘Do jem gjithmonë këtu për ty’. Duhet të jesh mbështetëse, t’i kapësh dorën dhe të tregosh që mund të ketë besim te ty sepse do e përkrahësh gjithmonë.
Vetëbesimi
Gjëja kryesore që një mashkull shikon te një femër është vetëbesimi. Kjo do të thotë që të kesh besim te vetja jote, te mënyra si dukesh dhe si lëviz. Sa më shumë besim të kesh, aq më shumë besim mashkulli do ketë në lidhjen tuaj. /Telegrafi/