Partia Socialiste sot, duke filluar nga ora 10:00 do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, mbledhje e cila nis me fjalën e kryeministrit Rama. Qëllimi i mbledhjes së Asamblesë është raportimi për performancën e qeverisë në këtë periudhë dhe bashkëqeverisja me njerëzit.
Koordinatorja Kombëtare për Bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali përmes një raporti do të bëjë publike ecurinë e deritanishme të bashkëqeverisjes. Prej datës 1 maj deri në datë 30 qershor parashikohet një llogaridhënie e qeverisjes qendrore dhe vendore.
Në pjesën e dytë të Asamblesë do të ketë diskutime për punën e strukturave të PS dhe një vendim për kuotizacionin e anëtarëve të PS për vitin tjetër.
Pavarësisht se zgjedhjet lokale janë vitin tjetër partitë, përfshirë edhe PS kanë filluar lëvizjet një vit para në bazë./a.m.