Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në Maqedoni, ndërsa këtë mëngjes ka postuar një foto me një shqiptar të Maqedonisë nga Vardari.
Përmes një postimi në faqen e tij të Facebook, Presidenti Meta uron për një ditë të mbarë.
“Mirëmëngjes të dashur miq! Bashkë me Besartin, ju urojmë nga Vardari një ditë të mbarë”- shkruan Meta në foton e publikuar në Facebook.
Afersisht dy jave me pare me 7 prill, kreu i shtetit ka qene ne Tetove, ku ka zhvilluar takime te rendesishme me perfaqesuesit fetare sjhqiptare.
“Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi të shtunën më 7 Prill 2018 u takua me Ekselencën e Tij, Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.
Në një ambient të mrekullueshëm, ky ndërthuren rrezet e Diellit mbi sipërfaqen e bardhë të borës, në hotelin Scardus në Kodrën e Diellit në Tetovë, Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta dhe Zonja e Parë e Shqipërisë, znj. Monika Kryemadhi, u pritën sipas traditës me bukë e kripë e zemër, nga familja e Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit, ku edhe ishin mysafirë të kësaj familje…”, shkruan mes te tjerave media shqiptare ne Maqedoni.
Kujtojë se Meta e ka vizituar Maqedoninë edhe në nëntor të vitit të shkuar.(TemA)
Ka shkuar te shperndaje pasurine nen emra te shqiptareve te Maqedonise.