Tre prokurore femra do të jenë pjesë e strukturës “Forca e ligjit”, në Prokurorinë e Fierit.
Nga pesë kandidatët për këtë strukturë, janë zgjedhur emrat e prokuroreve Englantina Shehu, Ervisa Hyka dhe Suela Beluli.
Tre prokuroret do të hetojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin si dhe veprat më të rënda penale.
Do të jetë me kërkesë të tyre, që do të kërkohet arrestimi i zyrtarëve të inkriminuar dhe të përfshirë në korrupsion.
Më konkretisht tre prokuroret do të merren me hetimin e korrupsionit, pastrimit të parave, trafiqet e paligjshme dhe shpërdorimit të detyrës nga ana e zyrtarëve./a.m.