Pavaresisht deklaratave se opozita eshte bashkuar, duket se mes LSI dhe PD dhe per me teper lidereve te tyre Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha ka tonalitete te larta mosbesimi.
Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka folur me tone te forta mbreme ne emisionin “Debati në Chanel One” të Roland Qafokut, duke u ndalur te zgjedhjet vendore ne Tirane, ku ka kujtuar votat e LSI, por edhe duke i dhene nje mesazh kreut te PD-se, Basha.
Sipas saj, nese Basha pretendon të jetë bodigard i z. Rama, mund të vazhdojë marrëveshjen e 17 majit.
Për zgjedhjet lokale 2019, Kryemadhi: Në Tiranë janë 41 mijë vota të egra të LSI dhe nuk duhet të harrohen edhe votat e Tahirit.
“Nuk e dimë ende nëse 8 bashkitë që kemi ne a do konfirmohen kandidatët. E para një herë nuk e dimë ende për kandidatët. Ne do bëjmë një bilanc me bashkitë tona. Përgatitja dhe diskutimi ka filluar sepse në radhë të parë kemi filluar diskutimin por çështjen e këshilltarëve.
Kush ishin anëtarë kryesorë dhe në struktura nuk duhet të ishin në listat e këshilltarëve dhe merreshin njerëz nga jashtë partisë për të qenë pjesë e grupeve të këshilltarëve. Kjo nuk do ndodhë më. Sepse këshilltarët bashkiakë janë të rëndësishëm dhe do jenë pjesë e strukturave.
Më parë funksiononte ndryshe me idenë për ta hapur partinë. Shifrat e LSI në Tiranë e përmbysin gjithçka. Janë 41 mijë votat e LSI në Tiranë janë 41 mijë vota të egra të LSI që janë vetëm për LSI.
Në Tiranë PS ka votat e PS por duhet të llogarisim edhe votat e Saimir Tahirit. 70 për qind e bazës së PS është e pakënaqur. Sa për kandidatët unë them se Erion Veliaj duhet të marrë kandidimin në PS. Ai nuk e ka të sigurtë”.
Kryemadhi për raportet me Bashën: Nëse Basha pretendon të jetë badigard i Ramës mund të vazhdojë marrëveshjen e 17 majit
“Unë për veten time, mendoj që ndjesa jonë është normal që nuk parashikuam që një njeri si puna e Ramës do të shkonte kaq larg. Po të isha unë kryetare partie nuk do e kisha bërë atë gjë. Në 2016 të gjitha mediat, të gjithë ambasadorët akuzonin LSI që është kundër reformës në drejtësi.
Dhe çdo sulm që i bëje Edi Ramës thoshte që këta nuk e duan reformën në drejtësi, kanë frikë nga reforma në drejtësi. Na pëlqen apo nuk na pëlqen, kemi të bëjmë me një njeri që ka 20 vjet në pushtet. Të gjithë segmentin e pushtetit të tij e ka përdorur si instrument të fuqizimit dhe të krijimit të imazhit të tij. Në çdo televizion ke vizatimin dhe dizenjimin e tij.
Të gjitha këto sjellin pasoja. Të kesh kryetar bashkie 11 vjet, Edi Rama një herë me Fatos Nanon dhe dy herë me Ilir Metën është shumë. Kush është problemi, ku qëndron? Ky njeri investon shumë tek ju të gjithë duke sensibilizuar dhe ngulitur në trurin e njerëzve që ky njeri duam apo s’duam, do vijë nesër prapë në pushtet. E dini ju investimin e Edi Ramës për 17 majin, ku sipas tij vazhdon?
Është një investim i jashtëzakonshëm, për çfarë e bën këtë gjë? E bën për të demoralizuar shqiptarët. Por ndërkohë nëse z. Basha pretendon të jetë bodigard i z. Rama, mund të vazhdojë marrëveshjen e 17 majit.
Por në logjikën time, pra ashtu siç unë e mendoj është se z. Basha mund të ketë probleme organizative brenda partisë së tij dhe besoj që do i zgjidhë vetë. Pra, ka metodologjinë e punës së tij ndërkohë që ne si LSI kemi tonën”.
Kryemadhi për deputetët dhe këshilltarët e LSI që duan të ikin me PS. “Kush do të shkarravitet me Ramën, Ruçin dhe Ballën le të shkarravitet”
“Secili ka gojën e vet, mendjen e vet të flasë dhe të shpjegojë qendrimin e tij. Asnjërin nuk e mban me zor në LSI as zotin Bitri, as Monikën e as njeri tjetër. Kush do të rrijë kush do, të iki. Ky grup parlamentar nuk është zgjedhja ime. Është zgjedhja e Ilir Metës.
Çdo deputet që kërkon ta shikojë veten e tij në LSI si shoku i Ilir Metës le ta shikojë si shok i Ilir Metës. Kryetar i LSI është Monika Kryemadhi dhe nuk është Ilir Meta. Kjo është e qartë për çdo gjë dhe e kam bërë të qartë edhe për grupin parlamentar.
Kush do të shkarravitet me Edi Ramën le të shkarravitet. Kush do që të shkarravitet me Taulant Ballën le të shkarravitet. Kush do të shkarravitet me Gramoz Ruçin le të shkarravitet. Lëvizja Socialiste për Integrim është një realitet politik.
I pëlqen apo si pëlqen Ilir Metës, i pëlqen apo si pëlqen Edi Ramës, i pëlqen si pëlqen Lul Bashës, ajo është një forcë politike që do vazhdojë programin e saj të qartë për qytetarët dhe në funksion të interesave kombëtare e panegociueshme kjo. Nuk është kërcënim, por mendoj se LSI ka nevojë për një vendosje rregulli.
Treçereku i këshilltarëve duan të vinë prapë në LSI po ç’i dua unë ata? Unë kam qenë kundër dikur për këto kalimet nga njëra parti në tjetrën.
Mos prisni që nga Edmond Haxhinasto të marrë shishen e ujit dhe të qëllojnë dikë apo Panariti të hedhë qesen me miell. Mos prit që Haxhinasto të qëllojë me grusht ndonjë njeri”./a.m.