Nga financat e deri te kualiteti i jetës seksuale, ka shumë gjëra të cilat e përcaktojnë suksesin e një lidhje, por a e keni ditur se edhe gatimi e forcon lidhjen dashurore?
Pothuajse 1,000 persona mbi moshën 18 vjet kanë marrë pjesë në një hulumtim dhe të gjithë kanë treguar se si ndikon gatiminë lidhjen e tyre.
Fillimisht, 98% e pjesëmarrësve kanë menduar se komunikimi është komponent thelbësor i çdo martese, ndërkaq janë pajtuar se gatimi është mënyrë e mahnitshme për ta stimuluar komunikimin.
87% e pjesëmarrësve gjithashtu kanë thënë se gatimi është një nga aktivitetet më të mira që çiftet mund ta bëjnë për ta forcuar lidhjen.
Vlen të ceket se të njëjtën përgjigje e kanë dhënë të gjithë personat – pavarësisht se në cilën fazë të lidhjes kanë qenë.
Për fund, nuk ka lidhje as ajo se a dini të gatuani apo jo, pasi që aftësia për të gatuar nuk e përcakton suksesin e lidhjes, vetëm koha e shpenzuar së bashku duke gatuar.
a.ç