Qarkullonte prej kohësh, por tani është zyrtare: Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Suedisë në finalet e kampionatit botëror, Rusi 2018.
Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë nga federata skandinave e futbollit, thuhet se trajneri Johansson nuk do të përfshijë në këtë skuadër sulmuesin 36-vjeçar, duke i dhënë fund një telenovele që qarkullon prej javësh në media.
Ndaj rikthimit në ekipin kombëtar nuk ka qenë vetëm trajneri Johansson, por edhe një pjesë e futbollistëve, duke deklaruar se në këto finale Suedia është kualifikuar pa ndihmën e Ibrahimovic.
Tani pritet reagimi i sulmuesit të LA Galaxy, që si gjithnjë ka treguar medjemadhësinë dhe egoizmin e tij, karshi trajnerit por edhe skuadrës.
a.ç