Pas asaj që ndodhi në “Anfield Road”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League mes Liverpol dhe Romës, ku u plagos rëndë një tifoz anglez, parashikohen të tjera përleshje në kthim mes dy tifozërive.
Vigjilenca e forcave të rendit nuk është vetëm për ditën e ndeshjes, por edhe për ditën para saj. Priten 5 mijë anglezë në stadium, mes tyre edhe të paktën 800 huliganë, që do të jenë në Romë një ditë para, kur do të ketë edhe një organizim për festën e punëtorëve.
Impenjim maksimal për forcat e rendit. Më shumë se 2 mijë policë do të jenë në detyrë atë ditë për sigurinë. Por këto ditë do të ketë takime të ndryshme në Policinë e Romës, për të marrë masat që të mos ketë trazira.
Vëzhgim special nuk do të ketë vetëm zona pranë stadiumi “Olimpico”, por edhe qendra historike e Romës, ku tifozët mund të përplasen, si para, ashtu edhe pas ndeshjes.
Kontrolle të rrepta do të ketë edhe në aeroport, stacione hekurudhore, autostrada dhe vende të caktuara në kryeqytetin e Italisë. Në Romë kanë zënë mend nga ajo çfarë ndodhi në vitin 2005, në ndeshjen me Feynoord.
ma.me