Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të përballet me eksodin masiv të këshilltarëve të saj drejt Partisë Socialiste. Ditën e sotme, dy këshilltarë të LSI në Këshillin Bashkiak të Memaliajt kanë braktisur partinë e tyre, duke u pozicionuar në krah të PS.
Report Tv mësoi se janë larguar nga LSI këshilltarët Luan Halili dhe Yllka Çaushi. Me këtë lëvizje, sërish PS nuk bën shumicën në këtë këshill, pasi shkon në 9 këshilltarë, ndërkohë që LSI është e dyta me 5, e ndjekur nga PD me 2. Gjithashtu, janë edhe 1 këshilltarë nga PDIU, 1 nga BK e FRD, 1 nga PSD, 1 nga UK dhe 1 nga PDS. Këshilli Bashkiak i Memaliajt ka 21 këshilltarë.
Kjo është bashkia e radhës, ku këshilltarët e LSI lënë partinë e tyre, duke iu bashkuar PS, pasi një hemorragji e tillë ka ndodhur në shumë bashki të vendit. Shkak për eksodin e këshilltarëve të LSI u bë skandali i lobimit rus për PD, si dhe një bashkim i mundshëm i dy partive opozitare./ma.me