Ky është momenti tronditës kur dy prindër të pakujdesshëm kanë hedhur aksidentalisht nga furgoni fëmijën e tyre 10 muajsh.Kjo ndodhin pasi ata nuk e kishin lidhur me rrip sigurimi në sediljen e pasme si edhe kishin lënë derën e furgonit hapur.Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë dallohet momenti kur fëmija bie nga furgoni, e disa sekonda më pas pranë tij afrohen disa njerëz që e marrin për ta hequr nga rruga.
Ndërkohë prindërit vazhduan të ngisnin makinën derisa u ndalën para një semafori dhe kuptuan se fëmija i tyre nuk ishte në makinë. Fatmirësisht foshnja nuk pësoi dëmtime nga aksidenti. Ngjarja është regjistruar në Kinën lindore.