Tashmë LSI duket se ka nisur sulmet edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, për të cilin pak kohë më parë Monika Kryemadhi deklaroi se edhe muna ta votonte.
Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për vendimin që pritet të merret sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës lidhur me ndryshimin e pronësisë së një hapësire pranë teatrit.
Përmes një postimi në facebook Vasili shkruan se vandalët e qeverisë dhe të bashkisë shkatërrojnë Teatrin Kombëtar.
“Askush nuk mund te preke vlerat kombetare te teatrit te lartesuara nga talenti i jashtezakonshem, djersa mundi i brezave te tere aktoresh e regjizoresh. Mijra qytetare ne dhjetra vjet jane bere me te mire fale teatrit kombëtar”, shkruan ndërt të tjera Vasili në facebook.
Postimi i plotë:
Vandalet e qeverise dhe te bashkise shkaterrojne Teatrin Kombetar.
Qytetaret bastarde ne krye te qeverise dhe te bashkise duan te shkaterrojne Teatrin Kombetar.
Askush nuk mund te preke vlerat kombetare te teatrit te lartesuara nga talenti i jashtezakonshem, djersa mundi i brezave te tere aktoresh e regjizoresh.
Mijra qytetare ne dhjetra vjet jane bere me te mire fale teatrit kombetar.
Keta qytetare te klonuar, ne krye te qeverise dhe bashkise jane turpi i ketij qyteti, ata dhe kushdo qe do te votoje shkaterrimin e Teatrit Kombetar.
Damka e antiqytetarise se Tiranes nuk do ti ndahet kryeministrit dhe kryetarit te bashkise.
/a.m.