Parku “Rinia” në qendër të Tiranës pritet që të transformohet në një ambient më të gjelbër, më argëtues e me rregulla më të qarta menaxhimi e përdorimi. Pas suksesit në transformimin e Parkut të Madh të Liqenit Artificial që është shndërruar në një nga hapësirat më të frekuentuara nga të gjitha grupmoshat, edhe Parku Rinia pritet që të ketë të njëjtën përkujdesje.
Tashmë kjo hapësirë do të jetë nën kujdesin e veccantë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës e cila ka hartuar një strategji zhvillimi bazuar në nevojat e komunitetit, për mirëmbajtjen e hapësirave ekzistuese e ndërtimin e hapësirave të reja rekreative, nëpërmjet krijimit dhe vënies në zbatim të projekteve të ndryshme si dhe riorganizimin e aktiviteteve të larmishme argëtuese dhe cclodhësepër fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit.
Ndaj edhe ky vendim synon rregullimin e administrimit sa më efektiv të këtyre hapësirave publike, kombinimin e funksionalitetit të infrastrukturës rekreative me aktivitetet komunitare të jetesës aktive, kujdesin për kushtet e sigurisë, projektimin bashkëkohor dhe përcaktimin e rregullave të qarta për mbrojtjen, mirëmbajtjen dhe menaxhimin publik sa më efecient të këtyre hapësirave në dobi të komunitetit.
Përmes kësaj ndërhyrje, pritet që “Parku Rinia” të kthehet si një nga hapësirat që ofron më shumë mundësi rekreative për qytetarët e të gjitha moshave dhe të jetë një pikë atraktive për qytetin e Tiranës dhe si rrjedhojë një zonë e frekuentuar nga një numër i madh qytetarësh.
ma.me