LSI ka reaguar pas shkrimit të revistës amerikane “Mother Jones” ku thuhet se kjo forcë politike pagoi lobimin në SHBA përmes një kompanie të dyshimtë. Përmes një reagimi, LSI thotë se do hedhë në gjyq revistën amerikane për shpifje dhe se shkrimi paguhet me paratë e drogës së kryeminsitrit Rama.
“Mother Jones-Father Soros. Perse ‘MotherJones’ ka frike nga përgjigjet e LSI-së? ‘Mother Jones’ nuk ka pasqyruar përgjigjet e LSI. LSI do hedhi ‘Mother Jones’ në gjyq për shpifje. ‘Mother Jones’ tregoi që paguhet nga paratë e drogës së Edi Rames. Sa herë ka komunikuar ‘Mother Jones’ me Endri Fugen? Shpifjet e ‘Mother Jones’ nuk mbulojnë dot dështimin e Edi Ramës në Gjermani”- thuhet në reagimin e LSI.
Kujtojme se në artikullin e titulluar “Kush e paguan Bcuk McKeon-in në favor të një partie shqiptare? Si përdori kompania misterioze një kongresmen republikan për të lobuar me Trumpin dhe Kongresin?”, ‘MotherJones’ përmend veprimet misterioze të kompanive “offshore” në favor të Lëvizjes Socialiste për Integrim.