Mes tyre garojne edhe 64 shahistet e vegjel dhe te rinj nga Shqiperia, gjeografikisht te shtrire nga Malesia e Madhe e deri ne Sarande, ku pjesa dermuese e tyre eshte produkt i hapave te rendesishem te ndermara kohet e fundit nga FSHSH ne projektimin dhe fillimin e zbatimit me sukses te perhapjes se kultures se shahut ne shkolla.
Ndonese ende ne hapat e pare te nje ringritje nga themelet, nje pjesmarje e tille asqe mund te imagjonohej jo me larg se 3 apo 4 vite me pare kur ata pak femije kryesisht djem garonin sebashku pamvaresisht moshes dhe kur kultura shahistike e tyre me pak perjashtime ishte amatoriale.
Sot ne dhjetra shkolla 9 – vjecare te vendit , ne Tirane por jo vetem, zhvillohen nder nxenes rregullisht leksione shahu ku fale botimit dhe pajisjes me literaturen perkatese tekniko-edukative dhe mbeshtetjes me baze materiale nga FSHSH, qindra e qindra nxenes ne shkollat tona kane filluar te marin kulture shahistike.
Rruga e filluar duket e mbare. Kjo i jep te drejten Shqiperise te shpresoje se ne nje te ardhme mund te kemi perseri nje Kampion i cili do te perseriste suksesin Grandmasterit shqiptar i cili ne vitin 1993 hyri ne hitorine e shahut Boteror si Kampion i Europes per moshen U – 14 !
Ne Boterorin qe po zhvillohet, shkolla Shqiptare e shahut perfaqesohet me 3-4 lojtare te cilesise se larte ne rang Europian dhe Boteror sikurse jane vajzat 12 vjecare Klean Shuqja dhe Elisa Isufi qe garojne ne seksionin U-13 Girl te cilat ne baze te rejtingut klasikohen ne grupin e lojtareve me te mira ne Europe dhe ne Bote.
Aktualisht ndonese garojne mes nje pjese te mire te rangut te kundershtareve me nivele maksimale per moshen dhe tituj Nderkombetare mbas 4 raundeve te para ndodhen ne pozicione kryesuese perkatesisht me 3 dhe 2,5 pikë.
Kampioni i Shqiperise Zino Veleshnja po zhvillon gjithashtu nje gare te mire dhe mbas raundeve te para ai ka grumbulluar 2,5 pik ku vlen te permendet fitorja ne raundin e trete ndaj Kampionit te moshes te Amerikes se Jugut , Mjeshtrit te FIDE Melara Moises nga Salvadori.
ma.me