Një 19-vjecare në Kamëz ka vjedhur lekët në shtëpi dhe ja ka dhënë të dashurit të saj, pa i thënë asgjë familjes. Madje vajza ka shpikur historinë sikur banesa ishte vjedhur për të justifikuar mungesën e lekëve, por që është zbuluar nga Policia.
19-vjecarja me inicialet D.P ka vjedhur rreth 500 mijë lekë të vjetra në shtëpi dhe ja ka dorëzuar të dashurit të saj 21-vjec. Më pas vajza u kishte thënë prindërve se një person kishte hyrë në banesë dhe kishte marrë lekët, për këtë ajo madje bëri denoncim në Polici.
Uniformat Blu kryen disa verifikimi ku nëpërmjet mesazheve telefonike zbuluan se vajza ja kishte dhënë lekët të dashurit të saj. Policia i ka shoqëruar të dy dhe 21-vjecari ka dorëzuar shumën e lekëve që i kishte dhënë e dashura e tij.
Policia tashmë e akuzon 21-vjecaren për “Kallëzim të rremë”, ndërkohë që lekët I janë rikthyer përsëri familjes së saj.
ma.me