“Once Upon a Time in Hollywood”, që do të xhirohet këtë verë për të dalë në kinema vitin e ardhshëm do t’i kushtohet vrasjeve të kryera nga “familja Manson”.
Ky sekt i drejtuar nga Charles Manson është origjina, në vitet ’60, e vrasjeve që tmerruan Amerikën, veçanërisht vrasja e aktores Sharon Tate, bashkëshortja e Roman Polanski, në atë kohë shtatzënë, shkruan atsh.
Këto vrasje u zhvilluan në Los Angeles, bastion i kinemasë amerikane dhe filmi do të tregojë gjithashtu për vdekjen e sistemit të vjetër të studiove.
Tarantino, 55 vjeç, theksoi se filmi i nëntë dhe shumë i pritur me metrazh të gjatë do të kishte të njëjtin tonalitet të dhunshëm dhe provokues si filmi kult “Pulp Fiction” (1994).
“Studio “Sony dhe unë do të sjellim në sallat e errëta dyshen e yjeve më të njohura që prej Paul Newman dhe Robert Redford”, premtoi regjisroi i “Reservoir Dog” dhe “Huit salopards” në Caesar’s Palace, ku po zhvillohej konferenca.
ma.me