Në selinë e UNESCO-s në sesionin e radhës së vendeve anëtare të Konventës së 2001 mbi Pasurinë Kulturore Nënujore Botërore u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Shkencor dhe teknik të kësaj Konvente ku një shqiptari iu besua një detyrë e rëndësishme.
Me propozimin e përfaqësimit të Argjentinës mbështetur nga Franca dhe Meksika, Këshilli Shkencor dhe Teknik i Pasurive Botërore Nënujore të UNESCO-s votoi Auron Tare si Kryetar të këtij organizmi të rëndësishëm.
Votimi ishte unanim pa asnjë votë kundër në prani edhe të sekretariatit të UNESCO-s si dhe të Drejtores së Përgjithshme të Pasurive Botërore të UNESCO-s. Ky pozicion i larte 4 vjeçar është një mundësi e madhe jo vetëm personale, por në radhë të parë për të mundësuar një vëmendje më të madhe për Trashëgiminë Kulturore Shqiptare.
“Duke falënderuar të gjithë ata që me kanë mbështetur në rrugën e gjatë të përpjekjeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore mendoj se ky vlerësim i takon në radhë të parë të gjithë atyre profesionistëve, dashamirësve të trashëgimisë në Shqipëri që luftojnë dhe përpiqen për mbrojtjen e saj”, deklaroi Tare pas zgjedhjes së tij me botë unanime./a.m./