“Freedom House” ka publikuar raportin e përvitshëm për lirinë e medias në 195 vende të botës. Sipas raportit, 88 prej tyre rezultojnë “të lira”, 59 “pjesërisht të lira” dhe 49 vende të tjerë “jo të lira”.
Shqipëria renditet mes vendeve pjesërisht të lira sipas raportit. Po ashtu, në këtë kategori janë edhe Kosova, Boshnjë Hercegovina dhe Mali i Zi. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira.
“Udhëheqësit populistë sot paraqesin një sfidë të re dhe në rritje për lirinë e shprehjes në shoqëritë e hapura dhe ndërhyrja nga Rusia dhe Kina e ka shtuar kërcënimin”, tha Michael J. Abramoëitz, president i Freedom House. “Sulmi ndaj lirisë së shtypit është një sulm kundër një institucioni thelbësor të demokracisë. Udhëheqësit e zgjedhur që përpiqen të diskreditojnë raportimin faktik dhe kritik po dëmtojnë llogaridhënien demokratike dhe debatin e arsyetuar politik”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, një konkluzion alarmant ëhstë faklti se në vitin 2017, demokracia u përball me krizën më serioze në dekada, pasi parimet themelore të saj , përfshirë garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të drejtat e pakicave, liria e shtypit dhe sundimi i ligjit, u sulmuan në mbarë botën. Shtatëdhjetë e një vende pësuan rënie në të drejtat politike dhe në liritë civile, me vetëm 35 që shënuan përparim. Kjo shënoi vitin e 12-të radhazi të rënies së lirisë globale./a.m.