Arbitri anglez Micheal Oliver pritet që të drejtojë një finale në Angli dhe është ajo në mes të Manchester United – Chelsea.
Oliver, është sulmuar shumë kohëve të fundit për shkak të një penalltie kontraverse dhënë në fund të ndeshjes për Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.
Ai po ashtu si një zemërftohtë që është largoi me të kuq edhe portierin juventin, Buffon.“Ishin disa ditë shumë të këqija. Por, ishte mirë sepse shumë njerëz, si brenda lojës ashtu edhe jashtë me kanë dhënë mbështetjen e tyre. Kishte edhe fyerje që me lënduan shumë, normalisht”, tha Oliver për faqen zyrtare të Football Association (FA).
Pas kësaj FA, ja ka besuar referimin Oliver të finales se FA, ku ai do të jetë i asistuar nga Lee Betts dhe Ian Hussin, me Lee Mason si zyrtarë i katër.
Në këtë ndeshje do të hyjë në histori edhe Neil Swarbrick i cili do të jetë në VAR, për herë të parë në histori të kupës më të vjetër në Angli dhe botë, FA Cup, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)