Skuadra austriake e Neustadt ku luan edhe sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka barazuar në takimin e javës së 30-të në kampionatin me rezultatin 2-2 kundër A. Lustenau.
Në këtë sfidë ‘bomberi’ shkodran ka shënuar dopietë. Ai arriti të rikthente dy herë në baraspeshë rezultatin, por pa mundur t’i dhurojë i vetëm fitoren Neustadt.
Tashmë ekipi i Salihit renditet në vendin e 4-të, me 4 pikë larg vendit që të siguron ngjitjen direkte drejt elitës së futbollit austriak.
Sulmuesi shkodran ka gjetur 19 gola dhe renditet në vendin e dytë në listën e golashënuesve, pasi i pari është futbollisti i Ried, Chabi që ka realizuar 20 gola. (Bw)