Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “5 maji” të qytetit të Elbasanit. Sipas policisë, Xhon Rusta, 22-vjeç është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar. Dyshohet se ngjarja është një përplasje mes grupeve kriminale.
I riu është transportuar me urgjencë për në spitalin e Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rusta rezulton një emër i njohur për policinë e Elbasanit, pasi është dënuar për plagosje në vitin 2014. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Informacion paraprak
Rreth orës 18.50 ka shkuar në spital i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Xh.R 22 vjec banues në Elbasan.
Menjëherë shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimi dhe kapjen e autorit.
ma.me