Policia greke ka arrestuar katër shtetas shqiptarë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, ku u janë gjetur dhe sekuestruar 112 kg marijuanë. Operacioni u zhvillua pasi policia greke kishte infiltruar disa efektivë brenda grupit kriminal.
Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se të arrestuarit janë të moshave, 65, 44, 41 dhe 36 vjeç, të cilët bënin pjesë në një grup të strukturuar kriminal. Shtetasit shqiptarë, u kapën në Moustheni të Greqisë, nw momentin kur po tentonin t’i shisnin lëndën narkotike policëve të cilët u “shtirën” si blerës.
Ata janë kapur në disa zona të njohura në Greqi, ndërsa dyshohet se aktivitetin e paligjshëm e ushtronin prej kohësh. Pjesë e këtij grup janë edhe katër shqiptarë të tjerë të cilët janë në burg dhe u është komunikuar akuza. Në cilësinë e provës material, policia ka 2 automjete dhe 7 telefona celuarë.
ma.me