Pjesë nga deklarata
Duhet që të gjithë banorët të njohin policët e lagjes, dhe të ketë patrulla 24 orë dhe jo vetëm paradite. Duam që ky proces të vijojë dhe të arrijmë atë që duam. Fokusi kryesor janë çështjet që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër drogës, por dhe krimet urbane.
Për krimet urbane duhet që ti jepet një çmim për Qarkun e Beratit, pasi kur kam parë statistikat jam surpizuar. Ky është një kontribut i të gjithëve, dhe prandaj qytetet dhe fshatrat tuaja janë shumë të qeta.
Nuk mund të rrish ditën në zyrat e policisë dhe në dark të shoqërohen me ata që kanë prirje kriminale. Nuk mund të jesh policë në mëngjes dhe pasdite trafikant. Prandaj është vettingu, për të pasur në policë njerëz që zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin. Vetëm një trup policore e pastruar, mund të zbatoj ligjin.
ma.me