Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me homologun belg Charls Michel, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas takimit dy palësh dhe atij kokë më kokë, në orën 16:00 dy kryeministrit kanë lajmëruar mbajtjen e një konference për shtyp.
Pas dhënies së rekomandimit pozitiv pa kushte për çeljen e negociatave nga Komisioni Europian, ditën e nesërme Tiranën e viziton dhe presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.
Në datën 28 Qershor është lajmëruar mbledhja e këtij këshilli ku pritet të merret në shqyrtim rekomandim për vendin tonë, i cili nëse mbështetet unanimisht do t’i mundësojë vendit çeljen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me BE. Ndaj kjo vizitë e Tusk në Tiranë është shumë e rëndësishme për këtë proces.
Pasditen e të martës kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm do të fluturojnë ne Berlin ku të mërkurën do të priten në një takim nga kancelarja Merkel. Mbështetja e Gjermanisë në këtë proces kyç për vendimmarrjen e Qershorit.
a.ç