I dyshuari si i mbijetuari i vetëm i sulmeve terroriste të Parisit në vitin 2015, është dënuar nga drejtësia belge.
Salah Abdeslam u shpall fajtor për shkëmbimin e zjarrit me oficerët e antiterrorit belg, 4 muaj pas sulmeve gjakatare në kryeqytetin francez.
Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në momentin kur policia u paraqit për të kontrolluar në apartamentin e tij, në lagjen Molenbek të Brukselit.
Vetë Abdeslam mbahet i burgosur në Francë, ku do të gjykohet për sulmet e nëntorit të 2015 në Paris, ku u vranë 130 qytetarë dhe 7 nga tetë autorët e dyshuar./a.m.