Në Shqipëri është bërë e udhës që të flitet më shumë për njerëz të korruptuar, kriminelë por shumë rrallë për heronj që vënë në rrezik çdo ditë jetën e tyre për qytetarët.
Bëhet fjalë për zjarrfikësit, të cilët edhe ditën e djeshme treguan se janë profesionistë të vërtetë, që në pak orë mundën të shuanin flakët gjigande që ranë në fabrikën e riciklimit të mbetjeve plastike.
Përmes tymit dhe flakës, ata u përballën për orë të tëra me rrezikun, ndërsa mundën që të shuanin plotësisht zjarrin.
Edhe në kushte të vështira, ku trafiku në tiranë po bëhet gjithnjë dhe me i rënduar, pallatet që janë ndërtuar si mos më keq, ata çdo ditë kalojnë peripeci për të shpëtuar jetë njerëzish.