Arsimi është fusha e vetme e cila nuk ka shënuar përmirësim thekson Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i publikuar ditë më parë.
Cilësia e arsimit në Kosovë sipas Raportit, vazhdon të mbetet sfidë në të gjitha nivelet e shkollimit, shkruan Koha Ditore.
Në raportin e këtij viti është shprehur shqetësim se si rekomandimet e Raportit të publikuar dy vjet më parë, nuk janë marrë fare parasysh në sektorin e arsimit.
Vërejtje të shumta janë dhënë për arsimin në nivelin parashkollor, atë parauniversitar, si dhe për arsimin e lartë. Edhe Raporti i vitit 2016 kishte të njëjtat vlerësime negative. (b.an)