Nje trup i pajete eshte gjetur ne vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, ne Vlore. Policia njofton se viktima eshte identifikuar si Armando Hallvaxhiu, 34 vjec nga Tirana i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimimi i policise:
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Ali-ut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje. Trupi i pajetë po transportohet në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.