Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i ka dorëzuar çelësin e banesës së re familjes së Besnik Sharkës e cila jetonte në një banesë të rrënuar në varfëri të skajshme.
Përmes një videoje të postuar në profilin e kryeministrit Edi Rama në Facebook, ministrja i ka dorëzuar çelësat e shtëpisë së re kësaj familje në emër të qeverisë. “Një strehë e re për familjen e Besnik Sharkës falë bashkëpunimit me sipërmarrjen dhe ndihmë ekonomike përmes programit të Shqipërisë Solidare”, ka shkruar Edi Rama në profilin e Facebookut.