Dy ditë pas aksidentit në Elbasan ku gruaja u rrëzua nga makina, kjo e fundit ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Sipas informacioneve Shpëtime Tufa, e cila u aksidentua 2 ditë më parë në aksin Elbasan-Metalurgji, nuk ka mundur që të fitoj luftën me plagët.
Kamerat e bizneseve aty pranë konstatuan vetëhedhjen e Tufës nga mjeti që po udhëtonte, por policia tha se ajo u rrëzua pasi dera nuk ishte mbyllur mirë. 55-vjeçarja u përcoll sot ne banesën e fundit nga të afërmit. Ajo ishte nëna e tre vajzave. Ndërkohë drejtuesi i mjetit u arrestua pak kohë me pas nga policia. (Panorama)