Simptomat e kancerit paraqiten zakonisht në pjesën e trupit që është prekur nga tumori.
Mund të jeni në rrezik nga kanceri i veshkave po që se ndjeni dhimbje në shpinën tuaj, shkruan Express.co.uk.
Ky lloj i kancerit është ndër më të zakonshmit në Britani të Madhe sipas NHS dhe zakonisht me të diagnostifikohen njerëzit mes moshës 60 dhe 70 vjeçare.
Edhe ky lloj kanceri sikur çdo tjetër mund të shërohet nëse vërehet në fazat e hershme të zhvillimit.
“Në shumë raste, nuk ka simptoma të qarta në fillim dhe se kanceri mund të vërehet vetëm gjatë testeve që mund të kryhen ndoshta edhe për shkaqe tjera”, thuhet nga NHS.
“Por nëse ka simptoma, atëherë mund të flitet për dhimbje ta vazhdueshme në pjesën e poshtme të shpinës, diku nën brinjë”.
Poashtu dhimbje mund të shfaqen në pjesën e epërme të abdomenit. Por që simptoma më e shpeshtë e kancerit të veshkave është urinimi me gjak.