Në zonën e Frutikulturës në Kamzës ndodhi një incident mes tre personave.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy persona me iniciale Xh. H,. dhe A.G,. konkretisht 32 dhe 50 vjeç pas një sherri banal goditën me thikë një 42 vjeçar.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia vijon punën për kapjen e autorëve.
“Më datë 20.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit XH.H e A.G, vjeç 32 e 50, banues në Kamzë, pasi në Frutikulturë, në banesën e tij, kanë goditur me thikë, shtetasin S.H, vjeç 42, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Punohet për kapjen e XH.H dhe A.G. Nenet 89 e 279 të Kodit Penal”, njofton policia.
a.ç