Ambasadori amerikan Donald Lu futi në fjalorin politik “peshq të mëdhenj” për të etiketuar të gjithë personat e pushtetshëm që nuk janë prekur nga drejtësia.
Teksa ky etiketim lakohet shpesh në politikë dhe media, në rrjetën e peshkatarëve të Durrësit ka rënë vërtet një i tillë.
Këta të fundit u habitën kur gjatë mbledhjes së rrjetës panë që kishin kapur një peshkaqen të përmasave mesatare.
Peshkaqeni, i pazakontë për brigjet shqiptare është filmuar vetë nga peshkatarët/a.ç