Të gjithë pyesim veten se çfarë ndodhë me trupin tonë pas vdekjes. Le të përpiqemi të thyejmë disa tabu me disa kuriozitete shkencore.
Pavarësisht nga arsyeja e vdekjes, shkaku përfundimtar i saj është në çdo rast mungesa e oksigjenit.
Një frymëmarrje e pamjaftueshme, shpesh e shoqëruar me spazma muskulore, është një nga karakteristikat kryesore të fazës agoniste; sekondat e fundit para vdekjes.
108 njerëz vdesin çdo minutë në botë.
Shkaqet kryesore janë goditjet në tru dhe ataku i zemrës.
Që nga momenti kur zemra pushon së punuari, prodhimi i nxehtësisë së trupit ndërpritet dhe temperatura e trupit nis e bie, derisa arrin ekuilibrin me ambientin. Kjo fazë quhet algor mortis.
Faza tjetër, që quhet rigor mortis, ka të bëjë me reaksionet biokimike në muskuj dhe fillon dy deri gjashtë orë pas vdekjes. Jo të gjitha organet në këtë moment kanë vdekur: qelizat e lëkurës mund të mblidhen ende nga një trup i vdekur deri në 24 orë pas vdekjes. Edhe në zorrë ka ende shenja të jetës.
Tre ditë pas vdekjes, bakteret dhe enzimat e zorrëve që dikur digjnin ushqimin tonë fillojnë të shpërndajnë qelizat që vdesin nga organet e ndryshme të brendshme. Ndërsa këto mikroorganizma rriten, trupi ndryshon ngjyrë dhe bëhet i gjelbër, pastaj ngjyrë lejla dhe në fund i zi shkruan Dita.
Bakteret prodhojnë një sasi të madhe gazi që i shtohet kufomës, veçanërisht në pjesën e barkut. Pas një jave, lëkura rritet dhe krijohen flluska.
Nuk është e vërtetë se në këtë periudhë thonjtë dhe flokët vazhdojnë të rriten: është një iluzion për shkak të tërheqjes së lëkurës./a.m.