Ambasadori rus në Serbi po përçan politikën serbe për të mos lejuar një konsensus kombëtar që do mbyllte çështjen e Kosovës.
Alexandër Chepurin, kryesiplomati i Moskës në Beograd, ka dalë sot në një konferencë shtypi së bashku me Dragan Markoviç, i mbiquajturi “Palma”, kreu i një partie të vogël pro-ruse dhe thanë se Beogradi nuk duhet të pranojë presionet e BE-së për Kosovën.
“Palma”, një ish-boksier dhe biznesmen i shkathët që i ndërron krahët politikë sipas interesit, në kohën kur ka qenë kryebashkiak i qytetit të Jagodinës mori shumë investime ruse dhe prej atëherë është një i bindur që Serbia të qëndrojë me kokë nga Rusia.
Në konferencën e shtypit së bashku me ambasadorin rus, Markoviç tha së “nëse Serbia do të duhet të zgjedhjë të hyjë në BE dhe të lërë Kosovën, më mirë të mos hyjë fare në Europë”.
Ndërkaq, ambasadori Chepurin tha se Rusia është një aleat i fuqishëm i Serbisë dhe e ka ndihmuar atë sa herë ka qenë në situatë të vështirë.
“Bota gjithnjë e më shumë është në gjendje kaosi. Ne shohim provokime të pakuptimta që përsëriten vazhdimisht dhe që padyshim nuk nuk do t’i lejojmë.
Një nga rezultatet që këto vende po planifikojnë të bëjë është edhe shkëputja e Kosovës nga Serbia. Kjo është pjesë e fushatës së tyre”, tha Chepurin.
Rusia ka paguar të gjithë borxhin komunal të qytetit të Jagodinës, duke bërë që të dalë nga situata ekonomike.
Në këtë mënyrë Moska po josh qarqe filo-ruse në Serbi për të hapur një vatër rezistence për Kosovën. Tesheshi/a.m.