Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas publkikimit të DASH ku theksohej problemi me korrupsionin në të gjitha nivelet e administratës, problemet me zgjedhjet, drejtësinë por edhe median.
Sipas kreut të PD, pasqyrimi që bënte DASH tregon realitetin e rëndë në të cilin ndodhet Shqipëria.
“Raporti është i qartë dhe i kuptueshëm për të gjithë. Për fat të keq është një pasqyrë e vërtetë e realitetit të trishtë të Shqipërisë, këtë herë i përcjellë nga SHBA. Janë disa shtylla kryesore ku ndalet raporti i DASH, si: zgjedhje të blera, qeveri e korruptuar, drejtësi e kapur, media të kapura, çdo kush mund t’i lexojë vetë këto gjetje. Flitet për arrestime, mbajtje të paligjshëm të qytetarëve në polici, kushte çnjerëzove në vendet e ndalimit, bllokim i emërimeve në drejtësi, emërime politike etj. këto janë shqetësime të ngritura edhe më herët nga PD”, u shpreh kryedemokrati Basha./a.m.