Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje deputetit gjerman Gunther Krichbaum, i cili njihet për rolin kritik që ka luajtur lidhur me procesin integrues të Shqipërisë dhe çeljen e negociatave.
Kujtojmë se Krichbaum është një deputet gjerman i CDU që ishte edhe në çadrën e protestës së PD. Lidhur me disa shkrime të publikuara në media ku janë pasqyruar qëndrimet e depuitetit gjerman pro Serbisë dhe Rusisë, Basha deklaron se mediat pranë Ramës kanë fabrikuar shpifje.
“Kritikët dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të sulmohen personalisht dhe denigrohen. Krichbaum është një ndër figurat më të nderuar dhe respektuar të Evropës, mbi të gjitha është njeri që e do dhe mbështet Shqipërinë. Por ai do një Shqipëri ku të sundojë shteti i së drejtës dhe demokracia, Ndaj ka shprehur hapur kritikat e tij. Kritikat e argumentuara të Krichbaum i janë shprehur Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare, edhe nga shumë qeveri të tjera të BE, mbrëmë nga SHBA. Por në vend që të ballafaqohet me realitetin e vërtetë, Rama ka zgjedhur të prodhojë fushatë shpifjesh kundër Krichbaum”, tha Basha në një dalje për mediat./a.m.