Tre persona janë prangosur nga polciia pas një tentative grabitjeje në mjetet e gazsjellësit TAP në Berat.
Policia arrestoi dy grabitësit por edhe rojën e kompanisë i cili hapi zjarr me armë dhe u largua nga vendngjarja ku mbeti i plagosur njëri nga grabitësit.
Ngjarja:
Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së presonit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
• K.S, 38 vjeç banues në Gradisht, Poliçan.
• Sh.M, 57 vjeç, banues në Vërtop , Poliçan.
• A.Xh, 18 vjeç, banues në Vërtop, Poliçan.
Më datë 20.04.2018, rreth orës 23:00 shtetasit Sh.M dhe A.Xh kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin Mbrakull.
Gjatë tentativës për të kryer vjedhjen janë pikasur nga roja i objektit K.S i cili ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të tyre ku si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi Sh.M.
Roja i objektit K.S është larguar më pas nga objekti dhe ka fshehur armën e gjahut në banesë, por u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e dyshuar e krimit një pushkë gjuetie dhe 17 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për shtetasin K.S, i dyshuar për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje“, “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive“, parashikuara nga nenet 88 dhe 280, dhe për shtetasit Sh.M, A.Xh, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134, 22 dhe 25 te Kodit Penal./a.m.