Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili doli në një konferencë për mediat pas publikimit të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Në raport theksohej se korrupsioni ishte i shtrirë në të gjtiha nivelet e administratës dnëkrohë problematike ishte situata edhe me mediat dhe strukturat ligjzbatuese.
Pas raportit, vasili deklaroi se raporti ishte ndërtuar mbi katër shtylla të cilat sipas tij janë katër raketa për qeverinë Rama.
“Shqiptarët janë njohur me një reagim unikal dhe të paprecedentë lidhur me një qeverisje që po ecën me shpejtësi marramendëse drejt një rrënimi ekonomik e politik si asnjëherë më parë”, tha Vasili./a.m.