Në vijim të kontrolleve për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit, policia rrugore në Tiranë ka ndaluar një shofer që lëvizte në rrugët e qytetit me 98 km/h!!
Si pasojë e kontrolleve 18 Leje Drejtimi janë të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara.
Ndërsa tre drejtues mjetesh u vunë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Policia Rrugore e Tiranes vazhdon monitorimin dhe kontrollin e perdorimit te rruges nga drejtuesit e mjeteve me mjetet teknike si Radari per matjen e shpejtesise dhe Alkotestet Drager per konstatimin e drejtuesve qe drejtojne mjetet pas perdorimit te pijeve alkolike.
Nga kontrollet e kombinuara ne rruget Interurbane dhe Urbane te kryeqytetit, perpos punes dhe penaliteteve administrative e penale, per shkeljet e konstatuara nga efektivet e policise rrugore, akoma evidentohen raste “flagrante” shkeljesh nga perdoruesit e rruges, kryesisht drejtues automjetesh, te cilet pervecse shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, manifestojne vetebesim te tepruar gjate drejtimit te mjetit, si drejtimi i mjetit ne nje rruge Urbane me shpejtesi 98 km/h, ku shpejtesia e lejuar eshte jo me shum se 30 km/h, drejtimi i mjetit nen efektin e alkolit ne masen 0.57 mg/l, 0.71 mg/l, 0.88 mg/l, nivel i cili e ul ndjeshem kohen e reagimit te drejtuesit dhe per rrjedhoje rrit rrezikun e perfshirjes se tij ne aksidente rrugore.
Ne rrugen Xhorxh Ë Bush u verifikua shtetasi me iniciale S.S vjec 47 se drejtonte motomjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.65 mg/l testi i dyte 0.71 mg/l.
Ne rrugen Ferit Xhajko u verifikua shtetasi me iniciale B.M vjec 55 se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.53 mg/l testi i dyte 0.57 mg/l.
Ne rrugen Selim Brahja u verifikua shtetasi me iniciale B.T vjec 26 se drejtonte mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi pare 0.81 mg/l testi i dyte 0.88 mg/l.
Ndeshkimi nuk duhet te jete mekanizmi i vetem disiplinues.
Policia apelon per me shum autokontroll dhe pergjegjshmeri nga qytetaret ne zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor./a.m.