Shqipëria është vendi më i shtrenjtë në Europë për të përdorur një taksi, në krahasim me të ardhurat mesatare.
Një përllogaritje e Numbeos nxjerr në pah faktin se, me një rrogë mesatare mujore, një shqiptar mund të udhëtojë vetëm 17 kilometra në ditë.
Asnjë vend tjetër në Europë nuk ofron kaq pak.
Edhe vendet e tjera të rajonit janë larg nesh në këtë renditje. Kjo praktikisht do të thotë se, përdorimi i taksisë në vendin tonë është një luks për pjesën më të madhe të qytetarëve shqiptarë, raporton “TV Skan”.
Por, Shqipëria është një vend tashmë i mësuar me rekorde në Europë, sidomos kur bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarëve e në veçanti kur bëhet fjalë për çmimet.
Vendet më të lira të shërbimit taksi në Europë janë ato skandinave./a.m.