Amfiteatri në zonën e Liqenit Artificial pas lënies në harresë për më shumë se 30 vite, tashmë ka marrë identitetin e merituar dhe së shpejti do të jetë i hapur për të gjithë kryeqytetasit.
Në 2017, Bashkia e Tiranës miratoi fondin për ta rikthyer këtë amfiteatër, në një pol të fuqishëm artistik në këtë pjesë të preferuar të kryeqytetit. Arena e artit u rikonceptua për t’i dhënë vlerë çdo shfaqjeje që do të jepet për publikun.
Lajmi është dhënë nga vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka dhënë lajm këtë pozitiv të gjithë artdashësve.
Rikonstruksioni i Amfiteatrit është kërkuar vazhdimisht edhe nga një sërë artistësh të njohur shqiptarë për të pasur mundësi organizimin e disa shfaqjeve në formën e teatrit të hapur.
Me rikonstruksionin e kësaj hapësire, pritet që jeta kulturore në kryeqytet, e veçanërisht në zonën e Liqenit, të gjallërohet edhe më shumë duke afruar qytetarët me natyrën dhe me artin./a.m.