Shenjat e horoskopit mesa duket ndikojnë edhe në mënyrën si reagojnë njerëzit kur janë të dehur.
Sipas intv.al janë pikërisht 5 shenja të cilave duhet t’u qëndroni larg kur janë të dehur, sepse përbëjnë rrezik. Bëhet fjalë për: dashin, luanin, akrepin shigjetarin dhe ujorin.
1. Dashi
Dashi e pëlqen jetën e festave dhe bën çdo gjë për të tërhequr vëmendjen. Sipas intv.al në përgjithësi janë impulsivë, por të dehur bëhen edhe më shumë të tillë. Një dash edhe mund të qajë në mënyrë të pashmangshme nëse derdh pijen , kur nuk e dëgjon këngën e preferuar në vendin ku po festojnë. Sa më shumë kohë të shpenzoni për ta ngushëlluar, aq më pak kohë keni shpenzuar duke u argëtuar.
2. Luani
Një luan i dehur ka mundësinë më të mirë për të treguar se është më i miri, ose bosi.
Ata dinë si të argëtohen, por bëhet i padurueshëm nëse zemërohet kur është i dehur. Nëse nuk ndihet mirë shpirtërisht, bëni mirë t’ia hiqni pijen nga dora dhe ta shpërqëndroni me diçka tjetër. Sipas intv.al nëse një luan nuk po kënaqet, ka mundësi edhe të shkatërrojë festën në të cilën ndodhet.
3. Akrepi
Nëse një akrep ndihet i dehur, do flirtojë me dikë që kurrë nuk do ta shohë përsëri. Kur një akrep është në këtë gjendje shanset janë shumë të larta që të përfundojë në shtrat me dikë të panjohur. Këshillohet t’i qëndroni pranë dhe ta pengoni.
4. Shigjetari
Shigjetari është shumë i këndshëm dhe argëtues në përgjithësi, kur është i dehur. Bëjnë atë që duan, gjë që mund të jetë një gjë e mirë dhe e keqe. Një shigjetar mund të jetë i pari që mund të provojë një pije që një miku i tyre sapo e ka porositur , por mos ia merrni për ters. Shigjetari është një pijedashës shumë argëtues, edhe pse në kohën kur janë të dehur miqtë mund të bezdisen nga ata.
5. Ujori
Nëse jeni një ujor, atëherë e dini rëndësinë e ndershmërisë në miqësi dhe marrëdhënie. Për fat të keq, nëse një ujor dehet do flasë shumë dhe derisa t’iu bindë se ajo që po ju thotë është për të mirën tuaj. Gjatë mbrëmjes mund t’iu kritikojë për mënyrën si jeni veshur, ose t’iu vë në pah se mashkulli që po flirtoni në të vërtetë nuk është edhe aq i mirë.