Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Parlament ku ai ka folur lidhur me dhënien e rekomandimit pozitiv nga KE për çeljen e negociatave. Tashmë që rekomandimi pa kushte u dha, Rama tha se nis një epokë e re, ajo e pastrimit total të drejtësisë dhe ndëshkimit të peraonave të korrupuar. Po ashtu, ai tha se duhen rezultate për ndëshkimin e politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar, që po quhen “peshqit e mëdhenj”.
“Nëse deri tani për të mbyllur një fazë, ka mjaftuar që Vettingu të nis, dhe si rezultat 21 persona të vetëpërjashtohen apo përjashtohen, faza e re kërkon që jo vetëm sistemi të pastrohet nga të gjithë gjykatësit e prokuroët e korruptuar, por të veprojë si një sistem i pastër ngdaj kujtdo që ka hesape për të larë me drejtësinë. Që do të thotë, se nuk do mjafotjë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, do duhet të përgjigjen, ashtu si kundër duhet të përgjigjen politikanët dhe zyrtarët e lartë përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit. Pra është një fazë e re e vështirë, që do të kërkojë zbatimin në realitet të forcës së sistemit të drejtësisë në raport me shkelësit e ligjit”, deklaroi Rama.
Ai tha më tej s KE nuk fali asgjë, por njohur progresin e bërë duke dhënë rekomandimin pozitiv. Ai tha se në vendimin e KE kanë pasur ndikim hapat e bëra në të 5-të prioritetet.
“KE është një mekanizëm i pamëshirshëm në leximin e çdo aspekti që lidhet me detyrat e dhëna me shkrim, dhe rekomandimi për hapjen e negociatave është i bazuar vetëm në një element, në meritën. KE nuk bën dhurata, dhe as nuk ka bërë ndonjëherë gjeste bujarie për askënd e në këtë aspekt, ka një vlerë të jashtëzakonshme faki se KE ka njohur progresin e bërë mjaftueshmërisht për të arritur në një vendim aspak të lehtë për komisonin, në kushtet kur Evropa e bashkuar nuk është në ditë ne vetë më të mirë për projektin e madh të zgjerimit. Në këtë proces kanë pasur rolin e tyre të gjitha askpektet, të gjitha prioritetet nga e para deri tek prioriteti i pestë, por themelore ka qenë beteja jonë për Vettingun. Në kushtet kur ne ishim vetëm, vetëm në këtë sallë, jo në kuptimin e mbështetjes së madhe popullore dhe ndërkombëtare që kishim. Në 2016-ën Shqipëria mori një rekomandim për negociatat në kuptimin, nënkupto kushtin që procesi i Vettingut të shkonte përpara. Sot Shqipëria e ka marrë rekomandimi ne pastër, pa kushte, pikërisht sepse Vettingu ka filluar të japë rezultatet e para”, deklaroi Rama.
Rama theksoi edhe njëherë se pa Partinë Socialiste kjo arritje nuk do ishte realitet, pavarësisht se ai u tregua i kujdesshëm kur tha se nuk është fitore e PS. Sipas Ramës, PS rrezikoi deri edhe mazhorancën për reformën në drejtësi dhe Vettingun. Po ashtu, ai tha se për të arritur në këtë ditë janë dashur vite punë.
“Në momentin kyç mes kalimit të reformës dhe dështimit të saj, vetë qeveria dhe shumcia jonë qeverisëse ishte e kërcënuar. Një falenderim i veçantë për anëtarët dhe anëtaret e komisonit të posaçëm të reformës në drejtësi, për Komisionin e Ligjeve, dhe patjetër të gjithë ata që e mbështetën punën e udhëhequr prej nesh. Sot Shqipëria ka fituar një staturë të re në shoqërinë vendeve evropaine dhe rekomandimi pa ekuivok i KE është një dëftesë kuptimplotë që mishëron kryerjen një për një të detyrave të shtëpisë nga vendi ynë në funksion të çeljes së negociatave. Një fazë e rëndësishme historike është mbyllur dhe një tjetër ka nisur”, vijoi shefi i qeverisë.
Rama u ndal edhe njëherë te ajo që e quajti ‘propaganda e opozitës në korridoret e BE’. Ai tha se nuk gjen në asnjë vend tjetër një opozitë që të shkojë me dosje kundër vendit të vetë.
“Nuk gjen përfaqësues opozitash të vendeve të tjera, që të vijnë vërdallë me çanta me dokumente propagande kundër vendit të tyre. Se sado të thuash janë kundër një qeverie që nuk po qeveris mirë, për ata që i marrin ato dokuente, janë dokumente që shkojnë kundër vendit. Natyrisht na takon ne një përgjegjësi më e madhe se sa këta që nuk janë sot këtu në skenën e debatit dhe alternativave, por janë vetëm në arenën e kacafytjeve, për të krijuar klimë sa më të favorshme ndërveprimi për të mos thënë bashkëpunimi se më duket utopike në momentet që flasim.
Është e pafalshme që qoftë edhe një person që ka mundësinë të komunikojë në BE ti bashkohet këtyre individëve dhe forcave duke ushqyer me baltën e prodhuar në vend, ato forca që janë kundër zgjerimit të BE. 48 orë më parë, kjo ka ndodhur në Berlin, e do të vazhdojë të ndodhë deri në sekondën e fundit dhe që e bën të sekëlldisshme marrëdhënien me opozitën, e cila është larg së qeni aq e pjekur për të qenë në lartësinë e këtij momenti ku cdo shqiptar që ka mundësi të thotë një fjalë për vendin në gjuhë të huaj të thotë fjalën e duhur në shërbim të vendit të vend. Opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër vendit, e në rastin ideal të bashkohet me në në këtë përpjekje, rruga e anëtarësimit është e gjatë, duhet kontributi i të gjithëve. Asnjë vend nuk i ka eksportuar baltën e brendshme, sherret e brendshme, fjalorin për politikën e brendshme në zyrat ku gjykohet vendi si i tërë”, tha Rama më tej./a.m.