Opozita braktisi sallën e Kuvendit në shenjë proteste kundër pranisë në Kuvend të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ishte pikërisht momenti kur Taulant Balla mori fjalën në foltore pasi folën Basha, Kryemadhi dhe Mediu, kur ish-kryeministri Sali Berisha ndërhyri nga vendi duke kërkuar fjalën për procedurë.
Edhe pse Ruçi nuk i dha fjalën, Berisha u bë i dëgjueshëm përmes fb të tij, ku dëgjohet tek kërkon largimin e ish-Ministrit nga salla.
Sali Berisha: Për procedurë. Të nxirret jashtë Saimir Tahiri se po kremtoni raportin me njeriun më kryesor të drogës në Ballkan bashkë me Edi Ramën. Nxirreni jashtë! Mos festoni me të! Atëherë ftoni dhe Habilajt dhe Klement Balilin të vinë këtu.
Pastaj Berisha u drejtohet deputetëve të opozitës: Do të ikim?
Pas kësaj deputetët u larguan nga salla. Gjatë largimit, Berisha u ndal tek zoti Tahiri duke e filmuar me telefon.
Ish-Ministri, tashmë deputet i pavarur, iu drejtua disa herë mes të qeshurave Berishës: O Sali si je çmendur kështu?!
Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm kryeministri Rama.
/Ora News.tv/