Edhe pse KE rekomandoi hapjen e negociatave, sërish politika shqiptare nuk është bërë bashkë. E ndërsa Rama dje kërkoi bashkëpunim me opozitën, Basha e refuzoi duke e akuzuar për lidhje me krimin. Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë priten debate të forta nga opozita, ndërsa të pranishëm nuk do të jenë 6 deputetë të opozitës dhe ministri i Jashtëm Bushati, pasi janë përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pas dhunës javën e kaluar. Përsa i përket diskutimeve për projektligjet, që gjithmonë kalojnë në plan të dytë janë disa, ndërsa projektligji “Për strehimin social” u hoq nga rendi pas debateve pak dite me pare.