Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka deklaruar që Tehrani nuk do të pres çfarëdo leje që të prodhojë armë të cilat i nevojiten për të mbrojtur vendin.
Në një fjalim që shënoi Ditën e Ushtrisë së Iranit, këtë të mërkurë, Rouhani, ka thënë se një ushtri e fortë është garanci kundër kërcënimeve të jashtme, shkruan AlJazeera, përcjell Klan Kosova.
“Nëse na duhen armë, do të prodhojnë në pjesën më të madhe, pra nëse është e nevojshme”, ka thënë Rouhani.
“Nuk presim që dikush në botë të na japë leje për këtë”.
Këto deklarata të tij kanë ardhur pas disa raportimeve se vendet e BE-së dhe SHBA do të ndërmarrin veprime kundër programit të raketave balistike të Iranit.
Tehrani zyrtar insiston se programi i raketave nuk është i negociueshëm. (b.an)